Kim Jong Un inspekton sërish sistemin e ri të raketave

Kim Jong Un inspekton sërish sistemin e ri të raketave

09:27, 07/08/2019
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, inspektoi përsëri sistemin e raketave me kalibër të madh e të sapo zhvilluar.

Shkrepja e provës erdhi të mërkurën, disa ditë pas testimit të parë të sistemit të ri të raketave. 

Ushtria e Koresë së Jugut tha se gjuajti të paktën dy predha me rreze të shkurtër në detin lindor para agimit. Situata nuk është aspak e qetë për udhëheqësin Koreano Verior, pasi SHBA ka nisur një fushatë ushtarake stërvitore me Korenë e Jugut. Mesa duket Kim Jong Un e ndjen presionin e madhë që krijon SHBA me prezencën e saj afër territorit Koreano Verior. Këto tensione mund të prishin edhe marrëveshjen mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco