Kryebashkiakja do mbyllë lagjen me drita të kuqe, prostitutat: Kemi pritur 18 milionë vizitorë. jemi atraksion....

Kryebashkiakja do mbyllë lagjen me drita të kuqe, prostitutat: Kemi pritur 18 milionë vizitorë. jemi atraksion....

08:40, 31/07/2019
A+ Aa A-

Të veshura me dritë të kuqe neonesh, qindra prostituta ushtrojnë aktivitetin e tyre nga pas dritareve në rrugët e ngushta përgjatë kanaleve në Amsterdam.

Dhe ato, duan që kështu të vazhdojë… Kryebashkiakia e parë femër në Holandë, ka premtuar se do të pastrojë lagjen e famshme me drita të kuqe e ndoshta edhe të mbyllë disa nga dritaret e famshme, por punonjëset e seksit thonë se ato nuk do të lëvizin nga vendi.

“Unë dua ti them diçka të gjithë atyre që na quajnë ne të brishta…ju nuk na njihni dhe nuk mund të flisni në emrin tonë”, shprehet ajo.

Zona është një nga atraksionet më të mëdha turistike në një qytet që priti rreth 18 milionë vizitorë vitin e kaluar. Por, kriminaliteti në rritje dhe numri i madh i vizitorëve, kanë shtuar problemet në zonë.

Kryebashkiakia Femke Halsema, ka veçuar sjelljen e papërshtatshme dhe fyese të vizitorëve ndaj punonjësve të seksit nëpër dritare, si një nga problemet kryesore, bashkë me rritjen e madhe të prostitucionit të palicensuar.

Ajo ka prezantuar një projekt, me katër opsione për lagjen me drita të kuqe. Propozimi i parë është të vendosen perde nëpër dritare, në mënyrë që prostitutat të mos shihen nga rruga. I dyti është që disa dritare të zhvendosen në zona të tjera të qytetit ndërsa opsioni më radikal është që të mbyllen të gjitha dritaret.

Sidoqoftë, opsioni i katërt është rritja e numrit të dritareve dhe krijimi i një hoteli seksi në terren, ku prostitutat e mbërthyera në sektorin e palicensuar, mund të kalojnë lehtësisht tek industria e licensuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco