Mahniten arkeologët, zbulojnë qytetin 9,000 vjeçar në Izrael

Mahniten arkeologët, zbulojnë qytetin 9,000 vjeçar në Izrael

14:11, 22/07/2019
A+ Aa A-

Një vendbanim i madh i cili i përket Epokës së Gurit, është zbuluar jashtë Jeruzalemit dhe mund të ketë qenë shtëpia e 3000 njerëzve, ekuivalenti neolitik i një qyteti të madh, sipas të dhënave të lëshuara nga Autoriteti Izraelit i Antikave të martën e kaluar.

Besohet se ka qenë i banuar 9,000 vjet më parë, ky vend ku janë gjetur mijëra mjete dhe stoli, duke përfshirë shigjeta, figurina dhe bizhuteri.

Gjetjet gjithashtu ofrojnë një dëshmi të planifikimit të sofistikuar urban dhe të bujqësisë, të cilat mund të detyrojnë ekspertët të rishikojnë historinë e hershme të rajonit, shkruan CNN.

Zbulimi u bë pranë qytetit të Motzës, rreth tre milje në perëndim të Jeruzalemit.

Megjithëse zona ka qenë prej kohësh nën monitorimin e vazhdueshëm të arkeologëve dhe njëkohësisht edhe ka tërhequr interesin e tyre për kërkime arkeologjike. Drejtori i gërmimeve Jacob Vardi tha se shkalla e dukshme e lokacionit i cili ka masën midis 30 dhe 40 hektarësh erdhi vetëm në vitin 2015 gjatë anketave për një autostradë të propozuar e cila parashikohej se do të kalonte ekzakt në këtë zonë.

Arkeologët kanë gjetur një koleksion të madh ndërtesash vetëm nën sipërfaqen e tokës. Si dhe shtëpitë private, gërmimi zbuloi mbetjet e objekteve publike dhe hapësirave të përdorura për ritualet dhe varrimet.

Duke përshkruar vendin si më i madhi i këtij lloji jo vetëm në Izrael, por në Levantin Jugor. Në krahasim me vendbanimet e tjera atë kohë, është si një qytet shumë i madh.

Strukturat sugjerojnë se suvaja ishte përdorur gjerësisht, ndërsa rrugët përreth ndërtesave tregojnë një planifikim urban relativisht të avancuar.

Dhe megjithëse zbulimi i mijëra shigjetave tregoi se banorët ende gjuanin, kockat e zbuluara të kafshëve gjithashtu tregojnë për mbarështimin e deleve që ata bënin vazhdimisht në kohën kur kanë jetuar.f./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco