VIDEO/ ‘Ku është dhëndri?’-Trump shfaqet befas në dasmën e çiftit, dasmorët shpërthejnë në ...

VIDEO/ ‘Ku është dhëndri?’-Trump shfaqet befas në dasmën e çiftit, dasmorët shpërthejnë në ...

09:02, 22/07/2019

Pas një jave me shumë polemika në Uashington, Presidenti Trump u shfaq papritmas në një dasmë të stilit ‘Make America Great Again’, mes PJ Mongelli dhe Nicole Marie të shtunën në mbrëmje, në ‘Klubin Kombëtar Trump të Golfit’ në Nju Xhersi, teksa pjesëmarrësit entuziastë shpërthyen në këngë e brohorima për SHBA-të.

‘Fox News’ iu tha se nusja dhe dhëndri janë tifozë të mëdhenj të presidentit dhe kishin ëndërruar pjesëmarrjen e tij në martesën e tyre. Ata u fejuan në klubin e golfit në vitin 2017.

Marie tha se i kishte dërguar kërkesa të shumta presidentit me shpresën se do të merrte pjesë dhe kjo ndodhi. Teksa Trump bisedonte me anëtarët e familjes, një njeri iu afrua shumë dhe thirri: ‘Unë jam babai, jam babai! Faleminderit shumë!’

 ‘Punë e mirë. Ju keni bërë një punë të mirë’, u përgjigj Trump.

Në videot e postuara në mediat sociale, agjentët e Shërbimit Sekret shihen teksa mbajnë larg personat e pranishëm në dasmë, ndërsa nusja dhe dhëndri iu afruan Trump dhe e përqafuan atë.

‘Ku është dhëndri? I pashëm, shihini shpatullat e tij. Askush nuk do donte të përplasej me të’, tha Trump. /Hashtag.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco