Zgjedhje të reja në Itali? Vota për presidenten e KE fut në sherr politikën italiane

Zgjedhje të reja në Itali? Vota për presidenten e KE fut në sherr politikën italiane

09:59, 19/07/2019
A+ Aa A-

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë. Zëvendëskryeministrat Mateo Salvini dhe Luixhi di Maio secili kanë përmendur variantin e zgjedhjeve të reja në muajt e vjeshtës.

Partnerët e koalicionit qeverisës në Itali paralajmërojnë se bashkëpunimit të tyre mund t'i ketë ardhur fundi.

Tensionet mes Partisë "Lidhja" të zëvendëskryeministrit Mateo Salvini dhe "Lëvizjes 5 Yjet" të Luixhi Di Maios janë acaruar së fundmi nga qëndrimet kontradiktore për politikat europiane dhe akuzat për financime nga Rusia.

Shkak u bë këtë javë vota që "5 Yjet" i dhanë presidentes së re të Komisionit Europian, Urzula Fonderlajn, ndërkohë që partia e Salvinit votoi kundër kandidaturës së saj.

Ky i fundit u shpreh të enjten se ndihej i tradhtuar nga partneri i tij.

"Ka një mungesë besimi, edhe në nivelin personal. Nëse nuk ka kuptim vazhdimi i kësaj qeverisjeje, atëherë do të shkojmë në zgjedhje të reja," deklaroi Salvini.

Di Maio, i mbështetur edhe nga kryeministri Xhuzepe Konte, e justifikoi votën për të mos rrezikuar izolimin e Italisë në BE.

Zëvendëskryeministri adresoi edhe kërcënimet e homologut të tij për rrëzimin e koalicionit, duke kërkuar më shumë qartësi rreth idesë për ta rrëzuar qeverinë.

Salvini ka njoftuar një takim me presidentin e vendit, Serxho Matarela, për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Sipas analistëve, e shtuna është data e fundit kur koalicioni qeverisës mund të bjerë dhe të mbahen zgjedhje të reja në vjeshtë, në të kundërt dy partnerët do të rrezikonin miratimin e buxhetit të vitit 2020.

Sondazhet aktualisht e vendosin partinë "Lidhja" si partinë e parë politike me 38 për qind të votës, "5 Yjet" kanë 17 për qind dhe demokratët në opozitë, 23 për qind./ora/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco