FOTO/ Blackout në Manhatan, në New York ikin dritat për rreth 4 orë

FOTO/ Blackout në Manhatan, në New York ikin dritat për rreth 4 orë

09:50, 14/07/2019

Rreth 42000 banorë mbetën pa energji elektrike mbrëmjen e djeshme në Nju Jork.

Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi në lagjen Manhatan të Nju Jorkut mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar errësirë totale në teatrot e Broadway ku edhe u anulluan të gjitha shfaqjet e mbrëmjes dhe njëkohësisht u fikën ekranet e mëdha të sheshit Time Square.

Njoftimi është bërë publik nga shërbimet energjetike ‘Con Edison’, por ende nuk është bërë i ditur shkaku i këtij problemi.

Image

Energjia u rikthye rreth orës 10:00 të mbrëmjes të së shtunës duke u shoqëruar me duartrokitje që mund të dëgjoheshin deri në rrugicat e vjetra.

Kryebashkiaku Bill de Blasio shkroi në Twitter se, ndërprerja u shkaktua nga një shkëndijë elektrike por më vonë i tha CNN se ishte nën hetim.

Nuk ngurruan reagimet e banorëve të cilët filluan të publikojnë masivisht në mediat sociale foto dhe imazhe të rrugëve dhe ndërtesave të mbuluara nga errësira.

Image

Thuajse të gjitha aktivitetet e zakonshme të qytetit u pezulluan deri në rikthimin e energjisë elektrike duke përfshirë edhe metrotë ku njerëzit u paralajmëruan nga autoritetet përgjegjëse të shmangin frekuentimin e tyre. bllokime pati në disa rrugë edhe trafiku i makinave për të shmangur aksidente të mundshme.

Ndërkohë skuadra zjarrfikësish u vunë në dispozicion të banorëve veçanërisht për njerëzit e bllokuar në ashensorë.

Zyrtarët thanë se kjo ndërprerje e energjisë filloi në orën 6:47 të pasdites së djeshme dhe përfundoi në orën 22:00 të darkës.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco