Viktimat e vërteta të vajit të palmës janë orangutangët Hope, i verbuar

Viktimat e vërteta të vajit të palmës janë orangutangët

10:10, 12/07/2019
A+ Aa A-

Shumë njerëz në Indonezi dhe Malajzi janë joshur për shkak të industrisë së vajit të palmës dhe për shkak të fitimeve të majme që marrin prej shitjes së këtij produkti.

Por duket se orangutangët janë të vetmet viktima të këtij procesi. Si është edhe rasti i një orangutangu me emrin Hope i cili u verbua nga njerëzit me armë por jo vetëm.

Trupi i Hope u shkatërrua nga plagë të thella. Shumë kocka iu thyen. Shtatëdhjetë e katër fishekë u derdhën në trupin e saj. Foshnja e saj 1 muajshe u rrëmbye dhe nuk mundi të mbijetojë. Sot ajo gjendet në një qendër rehabilitimi.

Orangutang do të thotë ‘krijesë e pyllit’ dhe emrin Hope ky i mbijetuar e mori në qendrën e rehabilitimit ku ndodhet momentalisht.

Ndërsa xhunglat dhe moçalet janë shfarosur për krijimin e vajit të palmës , orangutangët po e humbin habitatin e tyre që u jep atyre identitet.

Njëzet mijë hektarë pyje janë pastruar dhe rreth e rrotull kanë mbetur vetëm trungje të djegura pemësh.

Dy vende, Indonezia dhe Malajzia i japin botës më shumë se 80 për qind të vajit të palmës që përdoret në çdo gjë, nga biokarburantet dhe vaji i gatimit në buzëkuq dhe çokollatë. 

Shtatorin e kaluar, mes shqetësimeve mbi habitatin e zvogëluar për speciet e rrezikuara dhe emetimet e rrezikshme të karbonit nga djegiet masive për të pastruar tokën, Indonezia ndërpreu lëshimin e licencave të reja për plantacione të vajit të palmës.

Orangutangët jetojnë në vetëm dy ishuj në botë. Përveç njerëzve, ato janë e vetmja specie e majmunit që banon jashtë Afrikës.

Nga viti 1999 deri në vitin 2015, popullsia e orangutangëve në ishullin e Borneos ra me më shumë se 100,000, raportojnë studiuesit në revistën "Current Biology" . 

Pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur të vrarë në zjarret e vendosura për të pastruar tokën. 

Procesi i shfarosjes së kësaj kafshe të rrallë po ecën me ritme të shpejta. Kjo për shkak të plotësimit të nevojave të njerëzve./f.h/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco