Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tërmet 7.1 ballë në Indonezi/ Rikthehet makthi i cunamit vrastar të 2004-ës

Tërmet 7.1 ballë në Indonezi/ Rikthehet makthi i cunamit vrastar të 2004-ës

18:19, 07/07/2019
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 7.1 i shkallës Rihter ka shkundur brigjet verilindore të Indonezisë duke bërë që autoritetet të lëshojnë edhe alarmin për cunami.

Lëkundja e fortë sizmike ka zgjatur për disa sekonda dhe epiqendra ka qenë në ishullin e Sulawesit.

Sipas Agjencisë Indoneziane të Gjeofizikës, tërmeti u regjistrua në një thellësi 10 km dhe për këtë arsye lëkundjet janë ndjerë më të forta.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme apo persona të lënduar.

Indonesia është pjesë e asaj që quhet Unaza e Zjarrtë e Paqësorit me një aktivitet të lartë tërmetesh dhe vullkanesh.

Tërmeti dhe cunami i vitit 2004 shkaktoi plot 230 mijë viktima. /Syri.Net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco