Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

FOTO-VIDEO/ Shpërthen vullakni shumë pranë Shqipërisë. Një i vdekur dhe një i plagosur deri tani, turistët hidhen në det

FOTO-VIDEO/ Shpërthen vullakni shumë pranë Shqipërisë. Një i vdekur dhe një i plagosur deri tani, turistët hidhen në det

20:19, 03/07/2019
A+ Aa A-

Një seri shpërthimesh të dhunshme u regjistruan nga krateri i vullkanit Stromboli nga Ingv e Katanias, në Siccili, Ishullin e njohur të Italisë fqinje. Sipas njoftimeve të komandantit të brigadës së zjarrfikësave të Messina-s, Giuseppe Biffarella, një ekskursionist vdiq dhe një tjetër u plagos në pjesën anësore të vullkanit, ndërsa disa turistë janë hedhur në det për të shpëtuar. Lajmi u konfirmua edhe nga kryebashkiaku i Liparit, Marco Giorgianni. Ndërkohë automjetet e zjarrfikësve arritën nga Lipari në ishull për të shuar zjarret. Gjithashtu u alarmuan rojet bregdetare të gatshme për të evakuuar ata, që donin të largoheshin nga ishulli. Flitet për qindra turistë, që ishin në fshat në atë moment.

Situata më kritike është në Ginostrës. Andrea Calabrese, një qytetar që është kontaktuar nëpërmjet  telefonit në Piscità, raporton se do të kishte plagosur në mesin e banorëve, që kërkuan strehim. “Unë e shoh zjarrin mbi shtëpinë time edhe pse situata nuk është aq kritike sa ajo, që kemi përjetuar në vitin 2002".

    Shpërthimi u ndje rreth orës 16.40. “Kishte njerëz që po iknin të tmerruar drejt portit për të marrë tragetin, por tani gjendja duket të jetë më e qetë,” tha Raffale D'Angelo, 73 vjeç, një pronar i dyqaneve ushqimore. Ndërsa duke folur në telefon, ai e përshkruan ardhjen e një aeroplan që hedh ujë për të shuar zjarrin. “Ai po drejtohet drejt majës së malit, sepse aty ndodhen flakët më të lartë”. Sidoqoftë, aeroplan nuk arrin të ndërhyjë për shkak të tymit të tepërt.

    Sipas asaj që raporton Qendra Meteorologjike Siciliane në faqen e saj, “duke filluar nga ora 14.46 UTC, ka pasur një shpërthim, që ka ndikuar në zonën qendrore-jugore të tarracës së kraterit të Strombolit. Në veçanti, dy ngjarje shpërthyese u dalluan në orën 14.46”. Sekuenca, shpjegojnë ekspertët, "u parapri në 14.44 nga rrjedhjet e lavës nga të gjitha grykat aktive të tarracës së kraterit.

    Personeli i Ingv në terren vëzhgoi një kolonë shpërthimi, që u ngrit për të paktën 2 km mbi zonën e vullkanit, duke u shpërndarë në një drejtimin jug-perëndim. Produktet e gjeneruara nga shpërthimi kanë rënë përgjatë anëve të vullkanit. Fenomeni në fjalë është gjithashtu i dukshëm në gjurmën sizmike, e cila tregon përveç shpërthimeve të mëdha rreth 20 shpërthime të vogla shpërthyese. Pas fazës shpërthyese sinjali i dridhjeve është në rënie”.

    Sipas faqes paginariorioeolie.it, në këtë moment tridhjetë njerëz janë evakuuar dhe një linjë e dytë e linjës Liberty pritet për shkak të shiut të gurwve vullkanik."Nga dyzet klientët në hotel, kanë ikur vetëm dy të tjerë, që ishin ndër të tjeranga Katania. Ata kishin zbarkuar në ishull në më pak se një orë dhe nuk dhëshironin më të qëndronin aty - thotë Maddalena Russo, pronare e Hotel Park në Piscità -. Problemi kryesor tani janë anijet e stërmbushura me turistë, të cilat më pas bëhen të vështira për t'u menaxhuar, veçanërisht në këto raste".

    Përgatiti dhe përshtati SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco