5 rinocerontë të lindur në kopësht zoologjik, janë të lirë

5 rinocerontë të lindur në kopësht zoologjik, janë të lirë

13:40, 26/06/2019
A+ Aa A-

Pesë rinocerontë të lindur në brendësinë e një kopshti zoologjik, janë transportuar nga Evropa drejt Afrikës.

Tre femrat dhe dy rinocerontët meshkuj, të moshës midis dy dhe nëntë vjeç, erdhën nga Toka e Flamingove në Yorkshire, parkun Safari Dvur Kralove të Republikës Çeke dhe Safari në Ree Park në Danimarkë, shkruan BBC.

Udhëtimi prej 6,000 km filloi në Dvur Kralove ku kafshët u ribashkuan dhe ishin përgatitur për udhëtimin që nga fundi i vitit 2018.

Kafshët e lindura në kopshtin zoologjik do të bashkohen me 18 rinoceornë të tjerë lindorë në Parkun Kombëtar të Akagera, Ruanda, pas një periudhe të gjatë të jetesës së tyre në një kopsht zoologjik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco