Bruksel: Takim i nivelit të lartë të NATO-s për të adresuar çështjet e sigurisë

Bruksel: Takim i nivelit të lartë të NATO-s për të adresuar çështjet e sigurisë

10:59, 26/06/2019

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, do të mblidhen në Bruksel më 26 qershor, për bisedime dyditëshe që do të përfshijnë shpenzimet e mbrojtjes brenda aleancës, misionin e saj në Afganistan dhe shkeljet e supozuara të Rusisë të një marrëveshje kontrolli mbi armët bërthamore të luftës së ftohtë, njoftoi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke theksuar temat kryesore për diskutim, Stoltenberg tha më 25 qershor se ministrat do të diskutojnë mbi "ndarjen e barrës financiare" midis aleatëve të NATO-s, pas thirrjeve të vazhdueshme nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në nivelin e dakorduar prej 2 përqind të bruto produktit të brendshëm.

Një ditë para takimit të nivelit të lartë, NATO-ja i kërkoi Rusisë që të shkatërrojë sistemin e saj raketor përpara afatit në muajin gusht, dhe të ruaj traktatin që mundëson mbajtjen e kokave bërthamore jashtë Evropës.

NATO-ja tha se në të kundërten, Rusia do të përballet me një përgjigje më të vendosur të aleancës. Takimi dy-ditor i NATO-s gjithashtu pritet të përfshijë bisedime mbi tensionet e rritura midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Gjirit Persik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco