Meksikë, tentuan të kalonin kufirin, babai me vajzën 2-vjeçare gjenden të mbytur në breg

Meksikë, tentuan të kalonin kufirin, babai me vajzën 2-vjeçare gjenden të mbytur në breg

08:24, 26/06/2019
A+ Aa A-

Një foto e tmerrshme nga kufiri i SHBA me Meksikën tregon një babai dhe vajzën e tij Angie me fytyrë poshtë në ujë, të mbytur ndërsa përpiqeshin të shkonin në Shtetet e Bashkuara, shkruan, fox2now.

Vogëlushja është futur brenda këmishës së babait të saj ndërsa krahun e saj të djathtë e ka hedhur rreth qafës së tij teksa dergjen të pa jete në breg. Ata u zbuluan në anën meksikane të Rio Grande, pranë Matamoros, anash nga Brownsville, Texas.

Qeveria e El Salvadorit i identifikoi ata si Oscar Alberto Martinez dhe vajza e tij, Angie Valeria M. Fëmija ishte 2 vjeç, njofton The Associated Press.

Për shumë njerëz, skena kujton imazhin e vitit 2015 të një fëmije emigrant të mbytur në një plazh turk. Por në vend të njerëzve që iknin në Evropë, këta dy janë mes mijërave që përpiqen të arrijnë Shtetet e Bashkuara.

Për muaj, është paralajmëruar se vdekjet në kufi do të rriteshin pasi emigrantët detyrohen të kalojnë në zona më të rrezikshme nga politikat amerikane që e bëjnë më të vështirë për ata që kërkojnë azil që të kthehen në portet e hyrjes.

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco