Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Valë e nxehtë rekord në Francë për qershorin deri në 40°C

Valë e nxehtë rekord në Francë për qershorin deri në 40°C

11:52, 24/06/2019
A+ Aa A-

Franca është e përgatitur për një valë të nxehti me temperatura që parashikohen të kalojnë 40 °C këtë javë - potencialisht duke thyer rekordin për qershorin.

Temperaturat pritet të arrijnë 35°C ose më shumë të hënën, dhe të rriten edhe më tej deri në kulm të enjten dhe të premten, shkruan sot, BBC. 

Veriu i vendit duke përfshirë edhe Parisin do të jetë më i prekur. Burime të përkohshme janë vënë në vend dhe shatërvanet publike do të qëndrojnë të hapura me orare edhe më të gjata si pjesë e një plani të të nxehtit ekstrem.

Do të shpërndahet ujë masivisht për njerëzit dhe një plan kujdesi do të vihet në fuqi për njerëzit e pambrojtur duke përfshirë edhe të moshuarit, pasi niveli i lartë i lagështisë në ajër do të bëjë që 40°C të ndihen si 47°C në kryeqytet.

 


 

 


 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco