Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Aktori mesazh amerikanëve: Pas Lincoln, Trump presidenti më i mirë i historisë

VIDEO/ Aktori mesazh amerikanëve: Pas Lincoln, Trump presidenti më i mirë i historisë

23:32, 25/05/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur i Hollivudit, Jon Voight ka publikuar një videomesazh në mbështetje të presidentit amerikan Donald Trump, për të cilin thotë se është më i madhi pas Abraham Linkolnit.

Në videon e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Voight u bën thirrje amerikanëve që të mos mashtrohen nga e majta në vend.

“Amerika është shembull i triumfit, është më e fortë, më e sigurt dhe me më shumë vende pune pasi presidenti ka bërë lëvizjet e drejta”, thuhet në mesazh.

Kjo nuk është hera e parë që Voight u drejtohet amerikanëve nga rrjetet sociale pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në mbëështetjes të gazetares së Fox News, Laura Ingraham.

Voight është një përkrahës i hershëm dhe i hapur i presidentit Donald Trump dhe ka qenë një nga mbrojtësit më të zjarrtë të presidentit në Hollivud.

Ai ka folur disa herë në ngjarje të ndryshme gjatë përurimit të z. Trump, duke përfshirë edhe gjatë koncertit të inaugurimit, gjatë së cilës ai deklaroi: “Perëndia iu përgjigj lutjeve tona”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco