Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

BREXIT, Kryeministrja britanike Theresa May pritet të japë sot dorëheqjen

BREXIT, Kryeministrja britanike Theresa May pritet të japë sot dorëheqjen

10:16, 24/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministrja britanike Theresa May pritet të njoftojë sot, të premten në mëngjes, dorëheqjen e saj, njoftoi BBC, duke cituar ministrat e kabinetit të May.

Sipas burimeve, ata presin që Kryeministrja të japë një datë për largimin e saj nga Doëning Street si dhe për zgjedhjen e pasardhësit të saj. Me shumë gjasa, 10 qershori pritet të jetë data e fillimit të garës zyrtare për lidershipin.

May ka qënë nën presion për të dhënë dorëheqjen, pas një reagimi nga deputetë e saj kundër planit të fundit të saj për BREXIT.

Që nga janari, parlamenti britanik ka hedhur poshtë tre herë marrëveshjen e znj.May me Bashkimin Europian. Përpjekjet e fundit për kompromis dështuan./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco