VIDEO/ Çifti spanjoll gjen kosheren me 80,000 bletë në dhomën e gjumit

VIDEO/ Çifti spanjoll gjen kosheren me 80,000 bletë në dhomën e gjumit

13:01, 21/05/2019

Popullatat e bletëve janë në vështirësi në mbarë botën dhe madje rrezikojnë edhe zhdukjen por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Spanjë dhe ka ndodhur ekzaktësisht në një shtëpi të zakonshme në Spanjë ku ato kanë gjetur kushte mjaft të përshtatshme për të ndërtuar një koshere gjigante duke surprizuar edhe vetë banorët e shtëpisë një çift të rinjsh, shkruan CNN. 

Ngjarja është regjistruar ekzaktësisht në Granada, në Andaluzi, kur ky çift të rinjsh u shqetësua nga një zhurmë e pa zakontë që dëgjohej në shtëpinë e tyre prej disa kohësh madje dhe kur gjendja u bë thuajse plotësisht e pa durueshme dhe zhurmat nuk po i lejonin më as të flinin gjumë natën ata vendosën të kontrollonin dhe të kuptonin se prej nga vinin ato.

Bletari Sergio Guerrero i tha CNN-së se çifti kishte vërejtur se bletët lëviznin në vazhdëimësi në oborrin e tyre por askush nga policia, zjarrfikësit ose këshilli lokal nuk ishin në gjendje të ndihmonin.

Kur temperaturat filluan të rriteshin, zhurma u përkeqësua  dhe u thirrën ekspertët e zhvendosjes së Guerrero, nga kompania lokale e terapisë me bletë ‘La Colmena Sanadora’.

Por teksa kontrolluan me një grup personash të cilët kanë përvojë në të tilla gjëra çifti zbuloi diçka të pa imagjinueshme në shtëpi.

Një zgjua bletësh në shtëpi me rreth 80,000 bletë.

Por kosherja ishte aq e madhe sa me siguri qëndronte prej vitesh në atë pjesë të murit në dhomën e fjetjes së çiftit.

Kosherja ishte në një madhësi të konsiderueshme dhe me siguri e gjitha kjo ndodhte si rezultat i temperaturave të larta në zonë dhe njëkohësisht si rezultat i luleve të shumta në numër dhe llojshmëri të cilat ndodhen në këtë qytet e në veçanti në zonën ku banonte çifti./FH/SYRI.NET.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco