Jeta e një prostitute në Sierra Leone, 57 cent për seks gjithë ditën

Jeta e një prostitute në Sierra Leone, 57 cent për seks gjithë ditën

11:41, 21/05/2019
A+ Aa A-

"Ai më paguante 57 cent për të bërë seks gjithë ditën!" nis një dokumentar i ri i BBC se si është jeta e një prostitute në Sierra Leone. Dy prostituta që punojnë në rrugët e Freetown, kryeqytetin e këti vendi afrikan, kanë treguar historitë e tyre.

Shoqatat bamirëse kanë thënë se ato kanë vërejtur një numër në rritje të punonjëseve të seksit në vendit afrikan që nga përfundimi i epidemisë së ebolaës që filloi në 2016.

“Unë nuk do të mund të haja asgjë nëse nuk gjeja burra në rrugëve, që thoshin se më dëshironin. Ata do të më çonin në shtëpitë e tyre dhe do të bënin seks me mua gjithë ditën e në fund të më jepnin vetëm 5000 leone ose 57 cent, gjysëm dolllari.

Jeta ime si prostitutë në Sierra Leone.

“Isha 14 vjeçe kur dola në rrugë. Mamaja jonë vendosi të na flakte jashtë se nuk mund të përpiqej të kujdesej për ne. Ajo gjithmonë thoshte se ne jemi bastarde", - tregon 20-vjeçarja Mariama Fofanah.

Rreth 300 mijë gra punojnë si prostituta në Sierra Leone.

“Herën e fundit që bëra pazar me një burrë për seks ishte që ta bënim pa prezervativ. Pasi mbaruam punë, ai nuk donte të më paguante.  Ai ia kërciti vrapit me gjithë paratë e punës sime dhe me telefonin tim. U përpoqa të luftoja me të. Ja pse më goditi në fytyrë dhe në trup. Ai u përlesh me mua dhe iku. Kur takoj burra u them se dua ta ndryshoj jetën time. U them se nuk dua të jetoj në rrugë dhe i pyes nëse ata mund të më ndihmojnë dhe të paguajnë që të shkoj në shkollë. Por njeri nga ata burra që më tha se mund të më ndihmonte, filloi të më rrihte", - tregon 18-vjeçarja Fatmata Kanu.  

“Nëse mamaja ime nuk do të kishte vdekur nga Ebola, unë nuk do ta bëjë këtë jetë, - thotë Fatmata dhe fshin lotët që i rrjedhin faqeve. - Por në fund ajo nuk ishte në gjendje të bënte asgjë, madje as edhe të fliste. Ajo nuk mund të fliste dhe asnjë aty përreth nuk mund ta kuptonte.”

Shoqatat e bamirësisë thanë se që nga epidemia e Ebolës, edhe më shumë vajza përfunduan rrugëve si prostituta.

Dhe, në përfundim të kësaj interviste, njera prej këtyre vajzave iu drejtua gaetarit të BBC: "Sa do të doja të më merrje me vete aty ku jeton ti. Po, dua të shkoj aty ku jeton ti. Dua ta shikoj dhe anën tjetër të jetës.” /ar.shSYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Oli22/05/2019 07:04

Sa keq qe qeverite e tyre lejohen te drejtojne ata njerez te mire e te varfer

Shto koment

Denonco