Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Tronditet Pulia, tërmeti i fuqishëm ndihet edhe në Shqipëri, evakuohen njerëzit

Tronditet Pulia, tërmeti i fuqishëm ndihet edhe në Shqipëri, evakuohen njerëzit

10:42, 21/05/2019
A+ Aa A-

Një tërmet i fortë goditi Puglian disa minuta më parë. Sipas të dhënave të para, tërmeti ndodhi në orën 10:13 të mëngjesit dhe goditi zonën e Barlettas. Tërmeti ra 4 km në juglindje të Barlettas e cila është epiqendra sipas asaj që raportohet nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. 

Një nga burimet e mediave italiane deklaron se tërmeti ishte me një magnitutë 3.7 deri në 4.2 ballë.

Ndërsa sipas një raportimi nga MeteoWeb magnituta mendohet të jetë 3.9 ballë në thellësi 34.2 km, u ndje në të gjithë rajonin dhe në veçanti në Barletta, Andria, Trani, Cerignola, Bisceglie, Corato, Molfetta.

Tronditja u ndje edhe në Bari dhe Foggia dhe në Basilicata, deri në Potenza. Por, lëkundjen janë ndier edhe në Shqipëri.

Shkollat në Barletta  u evakuuan dhe njerëzit vrapuan të iknin nga shtëpitë.

Qindra telefonata janë bërë në Brigadën e Zjarrfikësve, por për momentin nuk është raportuar asnjë dëm./F.H/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco