Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Skandali në nëndetëse: Marinarët qarkullonin listat e përdhunimit të kolegeve të tyre

Skandali në nëndetëse: Marinarët qarkullonin listat e përdhunimit të kolegeve të tyre

13:48, 20/05/2019
A+ Aa A-

Marinarët në bordin e një nëndetseje të Marinës Amerikane qarkullonin midis tyre listat e përdhunimeve dhe akteve seksuale që do të kryenin me koleget e tyre femra dhe kjo është zbuluar nga një hetim.

Listat, që së pari u bënë të njohura të premten nga Military.com, u zbuluan pas një kërkese për Lirinë e Informimit.

Në raportin hetimor prej 74 faqesh zbulohen dy lista, një me vlerësimet me yje për çdo kolege femër dhe një tjetër që përmbante “komente seksiste fyese” për secilën prej tyre, me emër, sipas Military.com.

Në shkurt 2018, nëndetësja amerikane Florida me raketa u bë e dyta që kishte të integruar në ekuipazh, femra. Gjithçka doli në dritë katër muaj më vonë, kur dy marinarë në bordin e Florida sollën listën tek një oficer i lartë, duke njoftuar se ato ishin ruajtur në një rrjet kompjuterik të brendshëm dhe përditësisht rregullisht.

Në këtë kohë, nëndetësja kishte 32 gra marinare në ekuipazhin prej 173 personash.

Listat, që nga Military.com u konsideruan si “listat e përdhunimit” i radhitnin femrat sipas dukjes së jashtme, karakteristikave dhe akteve të ndryshme seksuale që krijuesit e listave dëshironin të bënin me to,” përfshirë edhe “aktivitet seksual të dhunshëm”.

Listat “nuk i referoheshin akteve jokonsensuale” thuhej në raport, duke vënë në dukje se pas një kërkimi të oficerit komandant, kapitenit Gregory Kercher dhe një hetimi nga Shërbimi Hetimor Kriminal Detar nuk u gjet ndonjë listë.

Oficerët e njoftuan për ekzistencën e listave në fillim të qershorit, por deri në kohën kur ankesa mbërriti tek z. Kercher, personi përgjegjës për parandalimin e dhunës seksuale,  tashmë kishte dijeni për to.

Një numër i konsiderueshëm femrash u shqetësuan për sigurinë e tyre, por edhe meshkujt që mësuan për listën u shqetësuan po njesoj.

Si rezultat i hetimit, z. Kercher u shkarkua.  Dy marinarë u shkarkuan dhe “veprime administrative shtesë” u ndërmorën kundër disa të tjerëve, tha zëdhënësja e shërbimeve të nëndetes amerikane, Sarah Self-Kyler.

Në një deklaratë, Admirali Chas Richard, komandant i nëndetseve amerikane tha: “Ndërkohë që unë nuk mund të garantoj se një incident i tillë nuk do të ndodhë kurrë më, unë mund të garantoj që ne do të do të vazhdojmë të forcojmë standartet tonë më të larta të sjelljes dhe karakterit në ushtri.”/ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco