Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Zgjedhje të parakohshme në horizont, Presidenti i ri i Ukranës do të shpërndajë parlamentin

Zgjedhje të parakohshme në horizont, Presidenti i ri i Ukranës do të shpërndajë parlamentin

11:00, 20/05/2019
A+ Aa A-

Presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i cili u betua të hënën në mëngjes, është zotuar të shpërndajë parlamentin. Gjatë një ceremonie në parlamentin e Ukrainës në Kiev, presidenti i ri dëgjoi një kor tradicional para se t’i drejtohej deputetëve dhe personaliteteve të mbledhura me fjalimin e tij të parë.

Vendimi u njoftua në fund të fjalimit të Zelenskiuy, i cili e lidhi Ukrainën me Europën si “ëndrrën tonë të përbashkët” ndërkohë që ftoi ukrainasit që kanë emigruar të kthehen në shtëpi në mënyrë që dijet, eksperienca dhe vlerat e tyre intelektuale të mund të ndihmojnë zhvillimin e vendit.

Po çfarë nënkupton ky vendim?

Së pari, ky premtim nënkupton që zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në Ukrainë këtë verë. Siç dihet, nuk ka deputetë nga partia e Zelenskiy në qeveri, por partia e tij është më popullorja në vend. Duke pasur parasysh se nuk ka koalicion, është brenda të drejtës së presidentit për të shpërndarë parlamentin.

Plani tjetër i presidenti për Ukrainën është të rikthejë territoret e humbura dhe robërit e Ukrainës të kthehen në vendin e tyre. “Si Krimea dhe Donbas” tha presidenti Zelenskiy janë toka jonë ukrainase./ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco