VIDEO-ja që po çon Austrinë në zgjedhje të parakohshme

VIDEO-ja që po çon Austrinë në zgjedhje të parakohshme

13:48, 18/05/2019
A+ Aa A-

I kapur në kurth për lidhjet e tij me Rusinë, zëvendës-kancelari austriak i të djathtës ekstreme Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen.

Në një video të regjistruar me një kamera të fshehtë, shfaqet numri 2 i qeverisë austriake duke pyetur një grua që paraqet si mbesë e një oligarku rus sesi mund të realizohej financimi për partinë e tij, FPO dhe sesi oligarku rus mund të blejë një media të fuqishme të vendit.

Lajmi se bashku me videon, i cili është botuar të premten në mbrëmje nga mediat gjermane Suddeutsche Zeitung dhe Der Spiegel, ka tronditur qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Sebastian Kurz, i është kryetar i partisë konservatore (OVP) e cila është aleate me partinë e të djathtës ekstreme.

Kjo video po rrezikon qeverinë Austriake, duke e çuar në zgjedhje të parakohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Era18/05/2019 14:09

As 24 orë nuk zgjati skandali ,dhe dha dorëheqjen. Po tek ne!!!?

Shto koment

Denonco