Hakerët sulmojnë WhatsApp, instalojnë program përgjimi

Hakerët sulmojnë WhatsApp, instalojnë program përgjimi

15:31, 14/05/2019
A+ Aa A-

Hakerët kanë arritur të imponojnë instalimin e një programi përgjimi në celularë dhe pajisje të tjera duke shfrytëzuar një dobësi të applikacionit WhatsApp.

WhatsApp, i cili zotërohet nga Facebook, tha se sulmi kishte si shënjestër një ‘numër të caktuar’ përdoruesish dhe ishte orkestruar nga një ‘aktor kibernetik i avancuar’.

Të premten doli në qarkullim ndreqja e problemit.

Të hënën WhatsApp u bëri thirrje 1.5 miliard përdoruesve t'i bënin update aplikacionit si masë shtesë mbrojtëse.

Programi përgjues ishte zhvilluar nga firma izraelite NSO Group, sipas një raporti të Financial Times.

Facebook e zbuloi problemin në WhatsApp në fillim të majit.

WhatsApp e promovon veten si aplikacion i sigurt komunikimi, sepse mesazhet janë të kriptuara end-to-end (që përfshin të gjitha fazat e procesit), çka do të thotë që ato shfaqen në formë të lexueshme vetëm në pajisjet e dërguesit dhe marrësit.

Megjithatë, programi përgjues i ka mundësuar instaluesit të lexojë mesazhet në pajisjen e objektivit.

‘Gazetarë, avokatë, aktivistë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut’ janë personat më të mundshëm si objektiv, sipas Ahmed Zidan nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco