VIDEO/ Një histori prekëse: jetimi i luftës në Irak i shpëtuar nga baronesha, gjen nënën e tij pas 30 vjetësh!

VIDEO/ Një histori prekëse: jetimi i luftës në Irak i shpëtuar nga baronesha, gjen nënën e tij pas 30 vjetësh!

14:37, 14/05/2019

“Ka ndodhur një mrekulli. Është e jashtëzakonshme. Ai është djali më trim që unë kam njohur në jetën time.” - Kështu nis një dokumentar i rrallë me video i BBC për një ngjarje të mrekullueshme që ka ndodhur në jetën e një një të riu jetim lufte nga Irani, rritur në Britani. Ai quhet Amar dhe ka zbuluar pas gati 30 vjetësh se e kishte pasur nënë gjallë dhe ajo e kërkonte dhe arriti ta përqafojë atë.

“Sot është një ditë e madhe dhe nuk e di nëse kam për të vënë gjumë në sy sonte. Sot është dita kur ndoshta do të rifilloj të them “mami im”. Është e vështirë për t’u besuar, por, po. Mami im!” shprehet Amar disa orë para se ta takohet me gruan iraniane të mbuluar me të zeza, që e ka qarë vogëlushin e saj tërë jetën.

Kanë kaluar tre dakada që kur Amar e pa për herë të fundit mamanë e tij. Ai u  dogj dhe u shpërfytyrua në fytyrë në vogëli me napalm, në atdheun e tij, në Irak. Ai mbeti tërësisht jetim. Humbi gjithçka: jetën e tij, vendin e tij, gjithë familjen e tij. Mmendohej se të gjithë anëtarët e familjes së tij ishin vrarë nga diktatori Saddam Hussein.

Kështu, një politikane e solli atë në Britani për ta kuruar. Kjo politikane kërkoi të dënohej genocidi dhe të shpëtohej populli në Irak. Ledy Nicholson e mori me vete që ai të jetonte me familjen e saj në Devon, ku ai ende jeton edhe sot.

“Ti ndihesh komplet bosh, - rrëfen ndjenjat e tij Amar. -  Kjo botë të ka rrëzuar dhe ti ndihesh tërësisht kundër saj. Nuk mund t’i besosh askujt. Është pozicioni më i tmerrshëm për të qënë. Pa familje ti nuk i përket askujt. Ti dukesh sikur ke lindur jashtë realitetit.”

BESAH, VJEN NJE MESAZH SHPRESE

Pikërisht atëherë kur nuk e priste, atij i vjen një video nga një i panjohur, që  i tregonte një grua në video dhe kishte besimin se ishte mamaja e tij. “Më pëlqeu të mendoja se ishte e vërtetë, më kupton?Nuk doja t’i varja të gjitha shpresat që të mos zhgënjehesha.”

Atëherë BBC e gjurmoi gruan që shfaqej në video. Videoja i ishte dërguar Amar në Facebook nga një burrë në Irak që quhej Mustafa. BBC e kontaktoi atë dhe ai tregoi se ishte një punonjës social, 36 vjeç, me grua dhe tre fëmijë që jetonte në qytetin Erbil të Irakut. Ai burrë nuk dinte asgjë për djaloshin Amar, por kur ai kishte parë gruan e vjetër në një intervistë në televizion në prill 2018, kishte menduar ta ndihmonte sepse ishte prekur shumë nga dhimbja e saj.  

Punonjësi social Mustafa kishte filluar në javët në vijim të kërkonte Amar dhe kishte gjetur se një jetim i vogël në moshë i quajtur Amar Kanim ishte marrë nga Basra dhe ishte dërguar në Britaninë e Madhe në 1992 dhe historia e tij kishte frymëzuar ngritjen e një fondacioni me emrin Amar. Kështu, të gjitha të dhënat përkonin dhe Mustafai zbuloi më në fund në facebook që fëmija, i rritur tashmë, jetonte në Devon.

“Amar, Amar”,  qante gruaja e moshuar duke puthuar një fotografi të djalit të vogël. Dhe, një test ADN-je, siç shihet në fotot në vijim, tregoi se ajo ishte mamaja e Amar!

Amar vendosi ta takojë nënën e tij në kopshtin e zyrave të BBC në Bagdad.

Kjo sot është hera e parë që ai po takohet me mamanë e tij që nuk e ka parë prej 30 vjetësh! Kjo është hera e parë që ai po e sheh atë që pas asaj ndarjes fatkeqe.

Gruaja me të zeza, që flet arabisht, përqafon të birin, e ledhaton dhe i hedh mbi kokë, petale lulesh. I fut edhe disa karamele në xhepin e çantës...“Pata frikë të vija këtu në fillim, - tregon Amar. – Po nuk ka asgjë për të pasur frikë.” Amar u takuan edhe me vëllanë e tij më të vogël, Tahir.

 Ai flet gjysëm arabisht e gjysëm anglisht tani dhe e pranon me buzë në gaz: Po, jam konfuz. Por është një mrekulli, është një mrekulli. Është shumë prekëse”./ar.sh/SYRI.NET

HISTORIA ME FOTO DHE VIDEO NE VIJIM

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco