E braktisën në aeroport, burri gjen prindërit pas 33 vitesh

E braktisën në aeroport, burri gjen prindërit pas 33 vitesh

14:51, 14/05/2019

Steve Hydes u braktis në terminalin jugor të aeroportit në vitin 1986 kur ishte vetëm 10 ditësh dhe u gjet i mbështjellë me një batanije në tualetin e grave.

Hydes kaloi 15 vite duke u përpjekur të gjente familjen dhe vetëm tani, pasi gjenealogët testuan mostrat e ADN-së, zbuloi se nëna e tij ka vdekur ndërsa babai është ende gjallë.

Pasi kontaktoi me babain, Hydes zbuloi se kishte motra dhe vëllezër që nuk e dinte se ekzistonin.

“Fatkeqësisht nëna ime ka vdekur dhe nuk jam në gjendje të zbuloj se çfarë ka ndodhur dhe pse,”-shkroi ai në një postim në Facebook, ndërsa zbuloi lajmin e gjetjes së familjes së tij. “Megjithatë gjeta babain dhe motrat e vëllezërit e mi që nuk e dinin për ekzistencën time.”

Pasi u braktis, 33-vjeçari u vendos në një jetimore dhe më pas u birësua nga një familje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco