Mongoli: Hëngrën mishin e gjallë të ketrit; vdesin burrë e grua

Mongoli: Hëngrën mishin e gjallë të ketrit; vdesin burrë e grua

13:23, 13/05/2019
A+ Aa A-

Një burrë dhe gruaja e tij shtatzënë në Mongoli kanë vdekur nga murtaja pasi hëngrën një veshkë të gjallë të një ketri, shkruan Tgcom24. 

Kjo ndodhi në Mongoli, ku ngrënia e mishit të ketrit të papërpunuar dhe të pa gatuar konsiderohet një zakon i shëndetshëm. Viktimat janë bashkëshortë, burri 38 dhe gruaja 37 vjeçe. Gruaja ndërkohë ishte në pritje të një fëmije.

Autoritetet kanë paralajmëruar prej kohësh popullsinë vendase që të tërhiqen nga një praktikë e tillë pasi vitet e fundit ka pasur disa viktima nga një dukuri e tillë.

Faktet datojnë që nga fillimi i majit dhe veçanërisht këtë javë të muajit maj. Deri më tani nuk raportohen të tjera viktima por më shumë se 150 njerëz të cilët ishin në kontakt me viktimat po mbahen nën vëzhgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco