Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ 61 fokat e trafikuara lëshohen në det në Kinë

FOTO/ 61 fokat e trafikuara lëshohen në det në Kinë

11:26, 13/05/2019
A+ Aa A-

Dhjetëra këlyshë fokash janë lëshuar të lira në det dhe oqeane, muaj pasi ata u shpëtuan nga policia në Kinë, shkruan sot BBC. 

Ato ishin në mesin e 100 këlyshave tëcilët u gjetën të uritura brenda një ferme të largët në qytetin kinez të Dalian në shkurt.

Rreth 39 prej tyre nuk ishin në gjendje të mbijetonin dhe ngordhën ndërsa pjesa tjetër u shpëtua dhe u lëshuan në det të lira.

Këlyshët u morën nga trafikantë për t'u shitur në akuariume dhe vende tregtare.

Tetë të dyshuar janë arrestuar. Kur policia konfiskoi këlyshët më 11 shkurt, 61 të mbijetuarit u dërguan në institutet detare në të gjithë provincën Liaoning të Kinës, ku ndodhet Dalian.

Fokat ishin në një gjendje shumë delikate dhe të paushqyera kur u gjetën, për shkak se ishin kapur në një moshë kaq të re dhe nuk ishin ushqyer fare, sipas mediave të Pekinit.

Më 11 prill, 24 këlyshë u liruan në ujërat rreth qytetit të Dalianit në Kinë. Këlyshët e mbetur duhet të prisnin pak më shumë, por 37 të fundit u lanë më në fund të lira në det më 10 maj.

Të gjitha këlyshët u pajisën me një gjurmues të vogël ndaj edhe shumë lehtë mund të gjendet vendndodhja e tyre thonë mediat kineze për të ditur nëse janë mirë dhe se ku ndodhen ato në vazhdimësi.

Në vitet e fundit, këlyshët e fokave janë rrëmbyer nga habitati i tyre dhe janë shitur në vende të ndryshme për të bërë shoë dhe për të tërhequr sa më shumë klientë.

Fokat janë një specie e rrezikuar për zhdukje në Kinë ndaj edhe kushdo që kapet duke shitur një të tillë dënohet me 10 vite burg. Përgatiti F.H/SYRI.NET 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco