E rëndë në Gjermani/ Gjenden tre kufoma me shigjeta në trup në një hotel

E rëndë në Gjermani/ Gjenden tre kufoma me shigjeta në trup në një hotel

22:46, 12/05/2019
A+ Aa A-

Policia gjermane ka konfirmuar se janë duke hetuar vdekjen e tre personave, trupat e të cilëve u gjetën me shigjeta harku  në një dhomë hoteli në Bavari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se punonjësit e hotelit në qytetin Passau gjetën trupat dhe dy harqe në dhomë.

Sipas policisë, tre viktimat, të cilat u gjetën të shtunën, ishin një burrë 53 vjeç dhe dy gra të moshës 33 dhe 30 vjeç, të gjithë shtetas gjermanë.

Ata theksuan se nuk është e qartë se çfarë ishte marrëdhënia e tyre, çfarë ndodhi brenda dhomës së hotelit ose se si saktësisht vdiqën të tre.

DPA raportoi se prokurorët kanë urdhëruar një autopsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco