'Bisha', alpinistëve indianë po u thotë mendja se kanë gjetur gjurmët e Jetit

'Bisha', alpinistëve indianë po u thotë mendja se kanë gjetur gjurmët e Jetit

14:04, 30/04/2019
A+ Aa A-

New Delhi – Alpinistët e Ushtrisë Indiane gjatë një ekspedite në Nepal kanë gjetur gjurmë misterioze të mëdha në dëborë, që mendojnë se i përkasin Jetit, një burri gjigand të dëborës, tha Ushtria të martën.

Madhoshi i konsideruar nga komuniteti shkencor si një mit, Jeti, është pjesë e folklorit të Nepalit dhe  thuhet se jeton në majat e larta me dëborë të Himalajës.

Në një postim në Twitter, Ushtria Indiane tha se kishin parë gjurmë të përmasave 81 cm të gjata dhe 38 cm të gjëra në një kamp pranë Majës Makalu në 9 prill. “Për herë të parë një ekip i Ekspeditës Malore të Ushtrisë Indiane ka lokalizuar gjurmë misterioze të bishës mitike Jeti", thuhet në Twitter, pa shpjeguar si një bishë imagjinare lënka gjurmë këmbësh.

Makalu gjendet në kufirin midis Nepalit dhe Kinës, majave më të larta në botë dhe pranë luginës Makalu-Barun, një vend i shkretë  që ka qënë hulumtuar nga kërkuesit e Jetit.

Miti i një kafshe të egër leshatore që kapërcen Himalajet e ka pushtuar imagjinatën e alpinistëve në Nepal që në vitet 1920 duke nxitur shumë persona, përfshirë sër Edmund Hillary që ta kërkojnë këtë krijesë.

Në 2008, alpinistët japonezë që u kthyen nga një mal në Nepalin perëndimor thanë për Reuters se kishin parë gjurmët e këmbëve që ata mendonin se i përkisnin Jetit. Edhe pse kishin kamera me lente të gjata, kamera me video dhe teleskopë, ata as kishin parë dhe as kishin bërë ndonjë fotografi të krijesës./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco