Notre Dame: Tempulli

Notre Dame: Tempulli "simbol" nuk do të kthehet kurrë në madhështinë e dikurshme

15:02, 18/04/2019
A+ Aa A-

Zonja e Parisit kurrë nuk do të bëhet ajo që ka qenë tetë shekujt e fundit, shkruan sot Protothema.

Ky duket të jetë vlerësimi i trishtë i shumicës së specialistëve (historianë, arkeologë, konservatorë dhe grupe ndërdisiplinore) që merren me katedralen pas zjarrit që tashmë është përshkruar si "11 shtatori kulturor i Evropës".

Një nga simbolet e trashëgimisë kulturore dhe krishterimit të Evropës tashmë ka pësuar dëme të konsiderueshme që ekspertët po përpiqen të zbulojnë.

Ndonëse disa objekte të famshme të Notre Dame janë ruajtur, askush nuk mund të thotë me siguri shkallën e dëmtimit të themeleve të kishës.

Tashmë konservatorët e parë po shprehin shqetësimin e tyre për dëmtimin e mundshëm të gurit, që është një material ndërtimor themelor i katedrales, pasi temperaturat e larta për shkak të zjarrit dhe ujit të përdorur nga zjarrfikësit mund të kenë shkaktuar çarje në brendësi të murit.

Një nga pyetjet më të mëdha tani, është përpjekja që të shmanget shkatërrimi i plotë i simbolit të krishterimit, është koha që duhet për të riparuar pjesërisht dëmet dhe koston që një detyrë e tillë titanike do të kërkojë. Ekspertët vlerësojnë se do të arrijnë në qindra miliona euro.

Donacionet ndoshta do të mbulojnë shumën. "Këtë herë ne nuk do të humbasim paratë”, tha gazetari Stephan Burn, i njohur për transmetimet e tij kulturore në televizionin francez, duke iu referuar vështirësive për të gjetur financues për thesaret e tjera kulturore në rrezik.

Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron që kisha të riparohet të paktën në pesë vjet. Kur Franca do të presë Olimpiadën Verore. Megjithatë, specialistët kanë pikëpamjen e kundërt.

Sipas arkitektit, mekanikut dhe specialistit në ruajtjen e veprave të mesjetës, Patrick Cowbell, realiteti është shumë më kompleks se dëshirat e qytetarëve dhe politikanëve.

Sipas tij, mund të duhen deri në dy vjet për të regjistruar dhe për të identifikuar dëmin që ka pësuar kisha.

Të gjithë artizanët francezë do të kenë nevojë për ndihmën e autoriteteve franceze dhe po mendojnë t'i tërheqin të gjithë zejtarët në Bashkimin Evropian (ata të specializuar në gurë, hekur, dru dhe xham) për të ndihmuar në rivendosjen e këtij simboli të historisë evropiane të krishterë.

Megjithatë, dëmtimet e vuajtura nga katedralja, tendosja e nxehtësisë, pamundësia për të gjetur materiale dhe njohuria e artit dhe teknikës së humbur ndër shekuj, rrezikojnë të gjithë procesin e rehabilitimit.

Konkursi arkitekturor do të përfshihet në projektligjin e Notre Dame, i cili do të sigurojë kuadrin ligjor për fushatën kombëtare për rindërtimin e katedrales.



 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco