Bie rrufe në Akropol, plagosen 4 persona

Bie rrufe në Akropol, plagosen 4 persona

06:26, 18/04/2019
A+ Aa A-

Katër persona janë plagosur ditën e sotme pasi një rrufe goditi kodrën e Akropolit në Athinë gjatë një stuhie, njofton media greke “Kathimerini”.

Sipas të dhënave paraprake, rrufetë kanë goditur pjesën e dritareve në kabinat e biletave në hyrje të vendit të lashtë, duke plagosur dy punonjës të Ministrisë së Kulturës dhe dy turistë.

Një ambulancë u thirr menjëherë dhe transportoi të plagosurit në spital.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë (EMY) lëshoi një raport të emergjencës sot, duke paralajmëruar më shumë stuhi dhe breshër në mbrëmje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco