FOTO/ Objektet e famshme në Katedralen e Notre-Dame në Paris

FOTO/ Objektet e famshme në Katedralen e Notre-Dame në Paris

12:12, 16/04/2019
A+ Aa A-

Nga Emanuella Grinberg

Katedralja e Notre Dame në Paris është shtëpia e shumë artifakteve, vepra arti dhe relike të grumbulluara gjatë shekujve, secila pjesë me historinë e saj.

Teksa zjarri i së hënës shkrumbonte katedralen gotike, duke rrëzuar kullën spirale, shumë druheshin se objektet e çmuar do të humbeshin njëherë e përgjithmonë.

Image

Një ‘pyll’ me gardhe të drunjtë mbajti ndezur zjarrin që rrëzoi kullën e famshme dhe dogji çatinë, struktura e së cilës daton në shekullin e 13-të, sipas Imzot Patrick Chauvet, rektori i katedrales.

Ato ishin vetëm dy objekte të strukturës historike, e njohur për arkitekturën e saj dhe objektet e tjera të famshme.

Image

Dritaret e Trëndafilta janë një treshe dritaresh të mëdha rrethore prej xhami të ngjyrosur mbi tre portalet kryesorë të katedrales dhe datojnë nga shekulli i 13-të.

Organoja e Madhe origjinale, një nga instrumentet muzikorë më të famshëm në botë, që daton nga mesjeta. Gjatë viteve, prodhuesit e organove e kanë rinovuar instrumentin dhe kanë shtuar pjesë në të, por ajo i kishte ende pipëzat që mbante që nga Mesjeta para zjarrit të së hënës.

Posti i organistit titullar, apo i kryeorganistit, është një post prestigji të madh në Francë e në botë.

Image

Skulptura, statuja dhe piktura të shumta brenda katedrales paraqesin skena biblike dhe shenjtorë. Një seri prej 76 pikturash, secila rreth katër metra e lartë, përkujton Aktet e Apostujve të Dhjatës së Re, përfshirë kryqëzimin e Shën Pjetrit dhe konvertimin e Shën Palit. Veprat u krijuan midis 1630 e 1707 nga anëtarë apo bashkëpunëtorë të Akademisë Mbretërore të Pikturës dhe Skulpturës.

Një tjetër pikturë është nga një seri e Jean Jouvenet që paraqet jetën e Virgjëreshës Mari. Të gjashtë pikturat e serisë kanë qenë në katedrale, por u vendosën në Louvre në vitet 1860 dhe vetëm ‘Vizita’ u kthye në Notre Dame.

Brenda katedrales ishte edhe një portret i vitit 1648 i Shën Thomas Aquinas.

Image

Kullat binjake të kambanave ishin strukturat më të larta në Paris deri në përfundimin e Kullës Eiffel në fund të shekullit të 19-të.

Kulla veriore u përfundua më 1240, ajo jugore më 1250.

Image

Këmbana kryesore e katedrales, Emanuelle, qëndron në kullën jugore. Ajo ka shënuar momente domethënëse të historisë franceze, të tilla si përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, si dhe festa e raste speciale.

Image

Thesari i katedrales përmban disa artifakte të shenjtë të Krishtërimit, përfshirë atë që besohet të jetë Kurora me Gjemba, një fragment nga Kryqi i Vërtetë dhe një nga Thonjtë e Shenjtë. Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se Kurora me Gjemba u nxor nga katedralja në flakë, bashkë me Tnikën e Shën Luigjit dhe vepra të tjera ‘madhore’.

Image

Eksteriori i katedrales ruhet nga një numër gargojlësh e kimerash kërcënues. Një sistem harqesh përforcojnë muret e jashtëm.

Kripta arkeologjike gjendet nën oborr. Ajo u krijua për ruajtjen e relikeve të shekullit të 19-të që u zbuluan gjatë gërmimeve më 1965. Kripta u hap për publikun më 1980. 

Marrë nga CNN.com-Përgatiti: SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco