Presidenti dhe rivali i tij bëjnë testin e drogës

Presidenti dhe rivali i tij bëjnë testin e drogës

13:25, 06/04/2019
A+ Aa A-

Kandidatët presidencialë në Ukrainë i janë nënshtruar testit për drogë, ndërsa zgjedhjet në vend gjithnjë e më shumë po i ngjasojnë një cirku politik, në javët e fundit të fushatës.

Të ndjekur nga qindra gazetarë, presidenti aktual Petro Poroshenko dhe pretendenti kryesor, Volodimir Zelenski, dhanë kampionët e gjakut në klinikat e Kievit, të premten.

Testet e zhvilluara nën objektivët e kamerave, pasojnë një kërkesë të sfidantit për të dy ata që të provojnë para një debati të planifikuar televiziv, se nuk janë përdorues droge apo alkooli.

Poroshenko, që u rendit pas Zelenskit në raundin e parë, u tregua i gatshëm të përballet me kundërshtarin në një debat, që sipas tij mund të bindë zgjedhësit t’i japin një mandat të dytë.

Ndaj, kur ekipi i Zelenskit publikoi një video të shkurtër të enjten, ku sfidohej presidenti për një debat në stadiumin olimpik, presidenti në detyrë pranoi të gjitha kushtet, përfshirë edhe testin e drogës.

Dhe përveç kampionëve të gjakut, Poroshenko dha edhe kampionë urine dhe feçeje, të premten. Zelenski, një producent i suksesshëm mediash dhe komedian, që rolin e presidentit e ka luajtur në një shoë televiziv, ka dhënë pak intervista para balotazhit të 21 prillit.

Ai ka premtuar se do të publikojë platformën e tij politike para kësaj date dhe i ka kërkuar Poroshenkos të luftojë korrupsionin duke reformuar gjykatat, policinë dhe shërbimet e inteligjencës.

Vetë Poroshenko e ka sulmuar rivalin për mungesën e tij të eksperiencës. “Të jesh president dhe kryekomandant, nuk është një lojë. Por nëse do një stadium, le të jetë një stadium”, tha ai duke iu përgjigjur kërkesës për debat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco