E pabesueshme/ 19-vjeçarja zgjohet me dhimbje barku dhe pas 45 minutash lind një bebe

E pabesueshme/ 19-vjeçarja zgjohet me dhimbje barku dhe pas 45 minutash lind një bebe

02:47, 06/04/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë , në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur në Skoci me një vajzë 19 vjeçare.

19 vjeçarja , Emmalouise Leggate u zgjua në mëngjes me dhimbje barku dhe vetëm 45 minuta më vonë lindi vajzën e saj, Ciara në parkingun e spitalit.

Kur u zgjua 19-vjeçarja ishte shokuar, ndërsa thotë se kishte qenë totalisht  e pavetëdijshme se kishte qenë shtatzënë. Historia është treguar nga vetë 19-vjeçarja, ndërsa foshnja gëzon shëndet të plotë dhe tani është tetë muajshe.

“Rrugës për në spital gjyshja më thoshte gjithë kohën se është patjetër një foshnje, por unë nuk mund ta besoja. Nuk e kisha bërë testin e shtatzënisë, por nuk kisha asnjë simptomë, asgjë. Kurrë  nuk kam dëgjuar shkelmimin e saj dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë shqetësim tipik si ato nëna që presin një fëmijë.

Mjekët nuk mund ta shpjegonin arsyen e rritjes së barkut tim. Kisha shtuar pak në peshë, por nuk i kushtova rëndësi. Sa për ndërprerjen e ciklit, mendova se kishte lidhje me pilulën e kontraceptivit. Të gjithën këtë histori do t’ia tregoj patjetër Ciaras kur të rritet”, tha Emmalouise Leggate.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco