Sot votohet: Një aktor komedie kryeson garën për President të Ukrainës Aktori, që interpreton në komedi një gjoja president

Sot votohet: Një aktor komedie kryeson garën për President të Ukrainës

07:35, 31/03/2019
A+ Aa A-

Ukrainasit i janë drejtuar këtë të diel kutive të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti aktual  Petro Poroshenko kërkon të rizgjidhet president, por çuditërisht në krye të garës është një aktor komedie, Volodymyr Zelenskiy.

Të dy kandidatët, sëbashku me të tretën në garë, ish-kryeministren Yulia tymoshenko, kanë shprehur pikëpamje proevropiane gjatë fushatës.

Snjë nga kandidatët proo-rusë nuk shihet si kandidat serioz.

Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave këtë diel, dy kandidatët kryesorë do të votohen edhe një herë në një raund të dytë në 21 prill.

Gjithsej janë 39 kandidatë, por vetëm tre të parët konsiderohen se kanë ndonjë shans për fitore./SYRI.NET

Image

Humoristi që si më shaka mund të bëhet President i Ukrainës

Aktori humorist Volodymir Zelenskiu, një rival politik që luan rolin e një presidenti në një serial televiziv popullor është duke duke u ngritur në garën ku ka hyrë për president të Ukrainës, sipas një sondazhi që u publikua të hënën.

Megjithatë, mbështetja për 41-vjeçarin mbetet shumë më poshtë se niveli i duhur për të siguruar fitoren e plotë që në raundin e 31 marsit dhe shumica e votuesve nuk presin që të bëhet ai president, siç tregon sondazhi i KIIS.

Sondazhi i organizatës kërkimore me seli në Kiev e tregon Zelenskiuy me 20.7% të votave, ndërsa Petro Poroshenkon të dytin me 11% dhe lideren e opozitës Yulia Tymoshenko të tretën me 8.1%.

Në total, 39 kandidatë janë regjistruar për zgjedhje. Në qoftë se asnjë kandidat nuk fiton 50% të votave të hedhura, dy të parët në vota do të përballen me njeri-tjetrin në raundin e dytë më 21 prill.

KIIS tha se intervistoi 20004 votues në të gjitha rajonet, përveç Krimesë së aneksuar, në periudhën 14 mars – 22 mars.

Nga këta të pyetur, 22.6% favorizuan aktorik komik Zelenskiy; 16.5% presin që të rizgjidhet Poroshenko, kurse 12.1% konsiderojnë fituese Tymoshenko.

Image

Tymoshenko e Ukrainës: 'princesha e gazit', e burgosura apo Presidentja e ardhshme?

Julia Tymoshenko ka qënë kryeministre e Ukrainës dy herë, fytyra globale e një revolucioni, e burgosur nga dy presidentë të ndryshëm dhe shënjeshtër e një operacioni për ta diskretituar nga ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump.

Tani, 58-vjeçarja, e njohur për retorikën e saj të zjarrtë dhe njëhërë e një kohë, për gërshetin e artë kurorë mbi kokë, shpreson të largojë nga posti rivalin e saj të vjetër Petro Poroshenko në një betejë votash për presidencën më 31 mars.

Fushata e saj është një akt balancimi i vështirë, premtime për reforma dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FMN-në ndërkohë që nga ana tjetër zotohet të përmbysë rritjen e ndjeshme të çmimit të gazit për ngrohje, që FMN e kishte kusht për dhënien e huave.

Në rrezik është shansi për të udhëhequr Ukrainën 5 vitet e ardshme, pasi protestat e rrugës Maidan rrëzuan një lider të mbështetur nga Kremlini dhe i dhanë vendit një kurs perëndimor dhe përballje të përgjakshme me Rusinë.

Tymoshenko është popullore me votuesit e vjetër dhe premton një rritje të trefishtë të pensioneve nëse do të fitojë. Por derisa të dalë e para, duhet t’i hyjë garës me tre kuaj, me Poroshenkon dhe komedianin Volodymoyr Zelennskiy.

Gjuha e saj mund të jetë përvëluese. Ajo e konsideron rritjen e çmimit të gazit “genocid”. Kritikët e quajnë atë një populiste.  E pyetur nëse mendonte se kjo ishte e drejtë, Timoshenko i tha Reuters-s se kjo ishte një etiketë e mafias së korruptuar Poroshenko për të shpifur ndaj saj./SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco