Skenari sirian/ Dërgimi i ushtarëve rusë në Venezuelë, ja justifikimi i Kremlinit zyrtar

Skenari sirian/ Dërgimi i ushtarëve rusë në Venezuelë, ja justifikimi i Kremlinit zyrtar

19:19, 26/03/2019
A+ Aa A-

Një tjetër front përplasjeje mes Rusië dhe ShBA-së është krijuar në Venezuelë. Pas javësh përplasjeje në rrugët e Caracasit dhe pas dështimit të planit të dorëzimit të shpejtë të presidentit Nicolas Maduro, Kremlini ka menduar të ndërhyjë në një formë të ngjashme si në Siri. 

Dy avionë të ngarkuar me ushtarë rusë dhe me pajisje ushtarake u ulën në Venezuelë në fundjavë. Furnizimi është në vazhdën e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ajo që dimë deri tani:  Dy avionë të aviacionit luftarak rus u ulën në Caracas të shtunën, sipas të dhënave të trafikut ajror.

Një avion pasagjerësh Ilyushin IL-62 dhe një avion transporti mallrash Antonov AN-124 fluturuan nga Moska në Karakas.

Avionët transportuan 100 ushtarë, Vasily Tonkoshkurov, shefin e stafit të forcave tokësore dhe 35 tonë pajisje, sipas gazetarit lokal të pavarur Javier Mayorca.

Lidhur me këtë fakt, që ka shkaktuar shumë polemika në botë, ka reaguar sot edhe Kremlini zyrtar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zaharova Mariya, është shprehur se dërgimi i ushtarëve në Venezuelë është bërë në kuadër të një marrëveshjes mes dy për bashkëpunim ushtarak-teknik.

Kjo marrëveshje, sipas saj, është arritur në vitin 2001.

Dje ka patur edhe një bisedë telefonike mes ministrin të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, ku kryediplomati rus ka njoftuar homologun e tij lidhur me lëvizjen më të fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco