Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Interneti dhe e ardhmja e tij, Komisioni Europian merr vendimin e diskutueshëm

Interneti dhe e ardhmja e tij, Komisioni Europian merr vendimin e diskutueshëm

18:25, 26/03/2019
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian ka votuar për të miratuar dispozitën shumë të diskutueshme, atë të Nenit 2013, që rregullon prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve në internet, një nismë që synon të rrisë mbrojtjen e të drejtës së autorit.

Vendimi i miratuar këtë të martë, do të azhornojë rregullat 20 vjeçare të së drejtës së autorit në BE dhe do të “qeverisë” përmbajtjen audiovizive. Shumë në mediat sociale, kanë filluar të derdhin zemërimin e tyre për rregullat e reja.

Megjithatë parlamenti tha në një deklaratë se ndarja e memeve dhe gifs është mbrojtur “edhe më shumë se ajo që ishte më parë” dhe ata do të vazhdojnë të jenë të disponueshme dhe të shpërndara në platformat online.

Legjislacioni i ri kaloi me 348 vota pro dhe 274 kundër. Kundërshtarët shpresonin që të bëheshin ndryshime në minutën e fundit, por përpjekjet e tyre ishin të kota.

Problemi tani do të jetë tek kompanitë teknologjike që do të duhen të ndalojnë shpërndarjen e përmbajtjeve në platformat e tyre.

Shtetet anëtare të BE tani kanë dy vjet për të kaluar ligjet e tyre dhe duke vënë në fuqi nenin 13.

Dhjetëra mijëra marshuan në protestë në të gjithë Gjermaninë përpara votimit, duke hedhur poshtë atë që ata e konsideruan si një censurë të rëndë në internet.

Gjigandi Tech Google tha se ndërsa direktiva është “përmirësuar”, ajo ende do të çojë në pasiguri ligjore dhe do të dëmtojë ekonomitë kreative dhe digjitale të Evropës.

Kritikët kanë argumentuar se e vetmja mënyrë për të zbatuar në mënyrë efektive Neni 13 do të ishte përmes përdorimit të filtrave të ngarkimit që kontrollojnë automatikisht përmbajtjen për të parë nëse është me të drejtë autori ose jo, të paktën në teori. Megjithatë, mekanika e saktë e një sistemi të tillë ende duhet të debatohet plotësisht dhe potenciali për abuzim është i madh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco