Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Shteti Islamik u mund, Kalifati u asgjesua: aleatët e SHBA në Siri shpallin fitoren

VIDEO/ Shteti Islamik u mund, Kalifati u asgjesua: aleatët e SHBA në Siri shpallin fitoren

11:14, 23/03/2019
A+ Aa A-

Bahgouz, Siri - Forcat e mbështetura nga SHBA thanë se kanë kapur, bazën e fundit të ISIS në Sirinë lindore, në Baghouz, të shtunën, duke i dhënë fund kështu kalifatit të vetëshpallur, pas kaq vitesh luftë.

“Baghouz është çliruar. Fitorja ushtarake kundër DAESH u arrit”, tha Mustafa Bali, zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane, në Twitter, duke deklaruar “asgjesimin total të të ashtuquajturit kalifat”.

Megjithatë, një gazetar i Reuters në Baghouz tha se kishte akoma zhurma të shtënash dhe mortajash.

Beteja përfundimtare zgjati disa javë dhe për një numër shumë të madh njerëzish dhe luftëtarë kurdë të SDF, fitorja ishte më e ëmbël sepse ajo koinçidonte me Vitin e Ri të tyre, ‘Now Ruz’.

Megjithëse humbja e Shtetit Islamik në Baghouz i dha fund kontrollit të këtij grupi mbi territorin që ndante Sirinë dhe Irakun, kërcënimi mbetet. Disa prej luftëtarëve të tij vazhdojnë të qëndrojnë në hije në shkretëtirën e largët të Sirisë dhe në qytetet e Irakut, duke organizuar vrasje të papritura dhe rrëmbime dhe duke pritur një shans për t’u ringjallur.

SHBA besojnë se lideri i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi ndodhet në Irak; ai hyri në xhaminë e madhe mesjetare në Mosul në 2014 për ta shpallur veten si Kalif, sovrani i të gjithë myslimanëve.

Rënia e Baghouz është një arritje e madhe në luftën kundër grupit xhihadist nga forcat e koalicionit ndërkombëtar dhe ato vendase./SYRI.NET

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu23/03/2019 12:04

Shyqyr qe vajti Rusi ne fillim qe i shpartalloj se po te ish per te tjeret isisi do ishte ke portat e Europes sot prandaj meriten e ka kush e ka ????

Shto koment

Denonco