FBI dhe CIA jep alarmin/ Mos përdorni Huawei dhe ZTE, ja arsyeja

FBI dhe CIA jep alarmin/ Mos përdorni Huawei dhe ZTE, ja arsyeja

22:02, 18/03/2019
A+ Aa A-

Huawei  ka pasur shumë probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA ka vendosur disa sankisone ndaj gjigandit kinez.

Krerët e 6 agjencive më të mëdha të inteligjencës amerikane, mes tyre FBI dhe CIA, kanë paralajmëruar amerikanët që të mos përdorin produktet dhe shërbimet e gjigantëve kinezë të teknologjisë, Huawei dhe ZTE. 

Sipas CNBC, shefat e inteligjencës e kanë bërë këtë rekomandim gjatë një dëgjese në Komitetin e Inteligjencës.

Në fjalën e tij, drejtori i FBI-së, Chris Wray tha se qeveria ishte “shumë e shqetësuar mbi rreziqet e lejimit të kompanive të huaja që të marrin pozicione të mira brenda rrjetit të telekomunikacionit. Kjo do t’i lejojë atyre që të modifikojnë ose të vjedhin informacion. Gjithashtu, i lejon që të bëjnë spiunazh”, – shtoi Wray.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco