Protesta e jelek-verdhëve, ja vendimi që merr Parlamenti francez

Protesta e jelek-verdhëve, ja vendimi që merr Parlamenti francez

21:47, 13/03/2019
A+ Aa A-

Franca përjetoi protesta masive dhe të dhunshme këtoj 3 muajt e dhunshme.

Protesta e jelek-verdhëve bëri jehonë në të gjithë botën, për mënyrën e organizimit por edhe për dhunën që u shkaktua.

Pas këtyre protestave Parlamenti francez ka marrë një vendim.

Parlamenti francez ka dhënë dritën jeshile për miratimin e ligjit që i jep kompetenca policisë për të dënuar autorët që shkaktojnë trazira.

Ky ligj vjen si mbikqyrës i të drejtave të paralajmëruar për liritë civile të minuara në Francë, për shkak të turbullirave në protestën e qytetarëve. 

Seanca plenare e zhvilluar ditën e martë pas shumë orëve debat. Ligji u miraua me 210 vota pro dhe 115 kundër.

 Qeveria këmbëngul se legjislacionet përkatëse do të bëjnë dallimin midis protestuesve që respektojnë ligjin dhe protestuesve të dhunshëm, duke siguruar mbrojtje për demonstruesit e zbatimit të ligjit dhe të jelekëve të verdhë. 

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner thotë se ''mbron të drejtën për të demonstruar". Ndërsa autoritetet franceze fajësojnë radikalët për nxitje të dhunës.

Protestuesit akuzojnë policinë për përdorim të pakufizuar të forcës që ka rezultuar në dëme fizike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco