Brexit/ Ja shtetet që dakordësohen për ti dhënë më shumë kohë Britanisë

Brexit/ Ja shtetet që dakordësohen për ti dhënë më shumë kohë Britanisë

18:42, 27/02/2019
A+ Aa A-

Brexit nuk është një shqetësim vetëm në Birtaninë e Madhe. Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian është një fenomen shqetësues edhe për vetë Europën.

Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord që t’i japin më shumë kohë Britanisë të përgatitet shkëputjen nga Bashkimin Europian. Çështja e brexit ishte në krye të axhendës së kancelares Angela Merkel në vizitën saj në Paris.

Merkel: Nëse Britania kërkon më shumë kohë ne nuk do ta refuzojmë këtë, por ne po bëjmë thirrje për një zgjidhje të rregullt, një largim të rregullt të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Një tjetër çështje e diskutuar nga dy udhëheqësit në Pallatin Elise ishte zgjatja e afatit të ndalimit të eksportit të armëve drejt Arabisë Saudite përtej 9 marsit.

Kjo kërkesë Merkelit i erdhi nga socialdemokratët, partnerët e vegjël të koalicionit qeverisës, por për shkak të kostove kundërshtohet nga Franca dhe Britania.

Ndalimi i eksportit të armëve është vendosur nga Bashkimi Europian si përgjigje për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Kahshoggi, urdhërues për të cilin akuzohet princi saudit i kurorës, Mohamed Bin Selman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco