VIDEO/ Kim Jong-Un pritet me mirëseardhje të ngrohtë në Vietnam, Trump është rrugës

VIDEO/ Kim Jong-Un pritet me mirëseardhje të ngrohtë në Vietnam, Trump është rrugës

08:07, 26/02/2019
A+ Aa A-

HANOI/ BORDI I “AIR FORCE ONE”/ Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un arriti në Vietnam të martën për një samit me Presidentin e SHBA, Donald Trump, në të cilin do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje lidhur me premtimin e Koresë së Veriut për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore. Trump do të mbërrijë në kryeqytetin vitnamez, Hanoi, të martën në mbrëmje.

Ata do të takohen për të një bisedë të shkurtër të mërkurën në mbrëmje, pasuar nga një darkë shoqërore, në të cilën ata do të jenë  të shoqëruar nga dy miq dhe përkthyes, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në bordin e avionit “Air Force One”. Të dy liderët do të takohen përsëri të enjten, tha Sanders.

Bisedimet e tyre bëhen tetë muaj pas takimit të tyre historik në Singapor, i pari ndërmjet një Presidenti amerikan dhe një lideri korean në detyrë. Ka të ngjarë që të dyja palët të jenë në presion për të avancuar përtej angazhimit që ata bënë në Singapor, për të punuar për çarmatimin e plotë bërthamor të gadishullit korean nga armët që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në këmbim, Kim duhet të shpresojë për koncesione të rëndësishme të SHBA, të tilla si lehtësimi nga sanksionet dhe një deklarim që Lufta Koreane e 1950-1953-it zyrtarisht ka marrë fund.

    Kim, që udhëtoi nga kryeqyteti i Koresë së Veriut me tren, arriti në stacionin e qytetit vietnamez Dond Dang pasi kapërceu kufirin nga Kina. Zyrtarët vietnamezë e pritën atë në stacion me një tapet të kuq dhe roje nderi si dhe nën valëvitjet e flamujve të Koresë së Veriut dhe Vietnamit. Motra e Kim, Kim Yo Jong, e cila është shfaqur si ndihmëse e rëndësishme e tij, ka ardhur bashkë me të.

    Rreth një dyzinë badigardësh vraponin përreth makinës së Kim Jong-Un ndërkohë që ai nisi udhëtimin me makinë prej dy orësh drejt kryeqytetit të Vietnamit, Hanoi. Rrugët u mbyllën nga forcat e sigurisë së Vietnamit të pajisura me autoblinda që ruanin rrugën drejt hotelit Melia të qytetit, ku ai do të qëndrojë.

    Të dy liderët, si Kim Jong Un ashtu edhe Donald Trump do të zhvillojnë bisedime veç e veç me liderët e Vietnamit. Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pence mbërriti në Hanoi të martën. Ai ka qënë i dërguari i lartë i Trump për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ka bërë disa udhëtime në Phenian për të negociuar mbylljen e programit bërthamor.

    Trump u tha gazetarëve se ai dhe Kim do të mbanin një samit të jashtëzakonshëm. Në Twitter të hënën ai thekosi përfitimet që do të kishte Koreja e Veriut nëse hiqte dorë nga armët bërthamore. “Me përfundimin e çarmatimit, Koreja e Veriut shumë shpejt do të bëhet një superfuqi ekonomike. Kryetari Kim do të marrë një një vendim të mençur”, tha Trump./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco