Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Erdogan shokon me deklaratën: Nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe, kjo është falë Turqisë

Erdogan shokon me deklaratën: Nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe, kjo është falë Turqisë

12:15, 25/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka shokuar tw gjithw me deklaratwn e tij. Ai tha se nëse popujt e Evropës jetojnë paqe, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk, raporton Anadolu Agency (AA). 

Erdogan, këto deklarata i bëri në mitingun e partisë që ai drejton, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), në qytetin Kahramanmara?. 

"Sot, nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe dhe siguri në tokat e tyre, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk. Por ne këtë sakrificë nuk do ta bëjmë përgjithmonë. Edhe vëllezërit tanë sirianë në vendin tonë janë përmalluar për shtëpitë, atdheun e tyre. Dëshirojnë të kthehen sa më shpejt në atdhe", theksoi ai. 

Më tej, presidenti turk ka theksuar se i vetmi vend ku sot sirianët kthehen janë vendet ku Turqia ka vendosur siguri. "Këto janë Afrini, Jarablusi dhe Idlibi. Deri më tani 311.000 vëllezër sirianë janë kthyer në këto rajone", shtoi Erdo?an. 

"Kur do ta bëjmë të sigurtë pjesën lindore të Eufratit miliona sirianë do të kthehen në shtëpitë e tyre", tha ai duke kërkuar që të mbështetet kjo përpjekje e Turqisë. 

"Në lidhje me këtë bisedojmë me Rusinë dhe Iranin, kemi mbuluar një distancë serioze", tregoi Erdogan, duke theksuar se gjysmë milionë sirianë presin që Turqia të sigurojë rajonin e Munbixhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco