Parlamenti Britanik-Facebook-ut: Je kriminel dixhital

Parlamenti Britanik-Facebook-ut: Je kriminel dixhital

11:18, 21/02/2019
A+ Aa A-

Facebook ka përdorim nga mbi 2 miliard njereëz në mbarë botën. Por kjo nuk e ka lejuar që Facebook të marrë një sërë akuzash.

Këtë gjigandi social është cilësuar si kriminel dixhital nga Par;lamenti Britanik. Këto akuza vijnë për shkak se Facebook ka lejuar përdorimin të dhenave personale në fushata elektorale.

Një raport i Parlamentit Britanik e cilëson Facebook-un si kriminel dixhital, një etiketim i ashpër dhe aspak i zakontë për rrjetin social të miliona përdoruesve në mbarë botën. Komisioni parlamentar, i kryesuar nga një konservator, pas 18 muajve hetime ka dalë në përfundimin se "Kompanitë si Facebook nuk duhet të lejohen të sillen si “kriminelë dixhitalë". Raporti vjen pas zbulimit të skandalit Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, e cila u akuzua për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike.

Raporti del në përfundimin se facebook ka vepruar  "në vetëdije të plotë dhe me qëllim". Madje edhe vetë themeluesi Mark Zuckerberg, besohet se ishte i vetëdijshëm për problemet dhe nuk ka vepruar për të korrigjuar këto shkelje etike, theksohet në raport.

Dokumenti ngre një problem serioz menaxhimi në rrjetin më të madh social në botë, i përdorur nga më shumë se dy miliardë njerëz. Deputetët britanikë kanë theksuar se epoka e vetë-rregullimit duhet të marrë fund. Ata sugjerojnë krijimin e një autoriteti të pavarur në Mbretërinë e Bashkuar për rregullimin e rrjeteve sociale, për të hequr përmbajtjet e diskutueshme dhe parashikojnë vendosjen e gjobave të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco