Rusia kthehet në kërcënim serioz për Evropën

Rusia kthehet në kërcënim serioz për Evropën

02:05, 26/01/2019
A+ Aa A-

Rusia po bëhet kërcënim serioz për Evropën sidomos pas prishjes së Traktatit të ‘Forcave Bërthamore me Reze të Mesme’ midis ShBA dhe Rusisë.

Europa dhe NATO-ja vijojnë të shprehin shqetësim për prishjen e Traktatit të ‘Forcave Bërthamore me Reze të Mesme’ midis ShBA dhe Rusisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia po dislokon raketa të reja në Europë. Ndërkohë përballë këtij rreziku, në Europë po shtohen zërat për krijimin e një Bashkimi Europian të Mbrojtjes.

Kërcënimi më i madh me të cilin ndeshet NATO-ja është shpërbërja e traktatit të epokës së epokës së Luftës së Ftohtë midis ShBA dhe Rusisë për ndalimin e zhvillimit të raketave balistike.

Alarmi erdhi nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatës fjalës në një panel të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Nga ana tjetër ai garantoi Shtetet e Bashkuara, se aleatët europianë po shtojnë shpenzimet ushtarake. 

“Traktati i ‘Forcave Bërthamore me Reze të Mesme’ është një gur themeli i kontrollit të armëve për sigurinë tonë. Është një traktat që u nënshkrua në vitin 1987. Ai nuk e uli numrin e raketave, ai i ndaloi të gjitha raketat, zero, dhe na ka shërbyer të gjithëve shumë mirë. Problemi tani është se Rusia po dislokon raketa të reja në Europë," 

Shtetet e Bashkuara ofruan të enjten të zhvillojnë bisedime për kontrollin e armatimeve me Rusinë gjatë një takimit ë Kombeve të Bashkuara që do të zhvillohet javën e ardhshme në Pekin.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se në axhendë do të përfshihet edhe Traktati i ‘Forcave Bërthamore me Reze të Mesme’. 

Ministrja federale gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen, gjithashtu e ftuar në panel, tha se beson se vlerat e përbashkëta europiane janë vënë në rrezik.

Ajo theksoi nevojën e krijimit Bashkimit Europiane të Mbrojtjes dhe shpejtoi se si ai mund të ndërveprojë me NATO-n. 

Ndërsa NATO-ja përfaqëson mbrojtjen kolektive, tha ajo, një Bashkimi Europian i Mbrojtjes do t’i lejonte Europës të mbrohej në mënyrë "gjithëpërfshirëse", duke përfshirë diplomacinë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe mjetet ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco