Shkoi për të përdorur tualetin, pitoni kafshon gruan në të pasme

Shkoi për të përdorur tualetin, pitoni kafshon gruan në të pasme

18:16, 24/01/2019
A+ Aa A-

Një grua është kafshuar në të pasme nga një gjapër pasi u ul për të përdorur tualetin.

Gjarpri doli nga tualeti dhe kafshoi Helen Richards kur ajo u ul aty. 59-vjeçarja nga Australia paralajmëroi të tjerët që të jenë të kujdesshëm kur të ulen në tualet që të mos vuajnë të njëjtin fat.

"Ndjeva pickimin dhe pak dhimbje,"-tha ajo. "Mendova se ishte bretkosë, por kur pashë ishte gjapër."

Richards vlerësoi se ky zvarraniku  ishte një piton 1.6 metra i gjatë.

Por fatmirësisht këto lloj gjarpërinjsh nuk janë helmues.

Për të mbajtur pitonin, gruaja mbylli kapakun e WC dhe i vendosi disa sende të forta sipër që të mos dilte nga tualeti.

Pastaj telefoni kapësin e gjarpërinjve për të hequr zvarranikun nga tualeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco