Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Arriti peshën 317 kilogram, rrezikon të vdesë

FOTO/ Arriti peshën 317 kilogram, rrezikon të vdesë

06:54, 18/01/2019
A+ Aa A-

Shëndeti i tepërt është një nga problemet më të mëdha që po hasim në shoqëri.

Thongchai Jamjang, 26 vjeç, filloi të shtonte kilogramë që në moshën 8-vjeçare kur filloi të hante shumë akullore dhe ushqime deti. Sot ai peshon 317 kilogram.Thuhet se nëna e tij nuk mendonte se i biri kishte ndonjë problem derisa ai filloi të kishte shqetësime me frymëmarrjen muajin e kaluar.

Papritmas, ai e humbi oreksin. Punonjësit e emergjencës i hynë dje në shtëpi dhe e gjetën të shtrirë lakuriq në dyshek.

Së bashku me fqinjët, ata ia dolën ta nxirrnin jashtë dhe e mbuluan me batanije pasi rrobat ishin të vogla për të. Momentalisht Thongchai është në spital, ku mjekët shpresojnë të stabilizojnë shëndetin e tij.

Një prej punonjësve të ekipit të shpëtimit, Phukit Phokawat tha se 26-vjeçari ishte në një 'krizë të rëndë shëndetësore'.

“Ai kishte vështirësi në frymëmarrje, gjë që i sillte oksigjent të ulët në gjak. Gjithçka mund të bënim ishte t'i jepnim oksigjenin, derisa të mbërrinte në spital”, tha Phuckit.

Duhet të tregohemi shumë të vëmendshëm me ushqimet që hamë, duhet të jenë bio dhe të kontrolluara. Duhet të kujdesemi për shëndetin.

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco