Lajmet e rreme, Facebook godet Rusinë, ja sa llogari ka mbyllur

Lajmet e rreme, Facebook godet Rusinë, ja sa llogari ka mbyllur

15:05, 17/01/2019
A+ Aa A-

Facebook ka larguar 500 faqe dhe llogari për të cilat pretendohet se janë të përfshira në publikimin e lajmeve të rreme në Evropën Qendrore, Ukrainë dhe vende të Evropës Lindore.

Përmes këtij veprimi ndalohen përpjekjet për manipulimin e njerëzve nga dy grupe të ndryshme, kanë deklaruar nga Facebook.

Llogaritë në fjalë kishin më shumë se 900,000 ndjekës dhe shpenzonin rreth 160 mije dollarë në reklama.

Nga Facebook është bërë e ditur se llogaritë e larguara janë të lidhura me grupet shtetërore në Rusi, që njihen për publikimin e lajmeve të rreme.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco