Sulmi i armatosur në hotelin luksoz, 15 të vdekur

Sulmi i armatosur në hotelin luksoz, 15 të vdekur

08:44, 16/01/2019
A+ Aa A-

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga një sulm në një hotel luksoz në në kryeqytetin e Kenisë, Nairobi.

Ndërtesa, e cila gjendet në distriktin Ëestlands, është sulmuar të martën nga disa persona të armatosur.

Deri në orët e vona të mbrëmjes zyrtarët kanë thënë se rrethimi ka përfunduar mirëpo të shtënat me armë zjarri dhe shpërthime janë dëgjuar edhe gjatë ditës së mërkurë.

Grupi militant me bazë në Somali, al-Shabab ka thënë se fshihet pas sulmit.

Burimet policore kanë thënë se të paktën 15 persona janë vrarë mirëpo ky numër nuk është konfirmuar ende nga Qeveria.

Disa civilë është raportuar se janë ende të bllokuar në ndërtesë dhe disa të tjerë u kanë nisur mesazhe familjarëve teksa janë fshehur.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, një amerikan është në mesin e personave të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco