VIDEO - FOTO/  Shpërthen anija cisternë në Qipro, ekuipazhi mes flakëve hidhet në det

VIDEO - FOTO/ Shpërthen anija cisternë në Qipro, ekuipazhi mes flakëve hidhet në det

11:22, 29/12/2018
A+ Aa A-

Një anije cisternë në Qipro ka shpërthyer në det, në Maroni,  në orën 9:30. Pesë anëtarë të ekuipazhit janë plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Nikosia. Qenë të tmerrshme pamjet e anëtarëve të ekuipazhit, që u hodhën në det për të shpëtuar. Dy prej tyre janë me djegie të rënda.

Anija transportonte gaz natyror të lëngët. Praj saj ka dalë tym i zi dhe Policia e zjarfikësit janë mobilizuar për shuarjen e zjarrit. Anija ka flamur maltez dhe ishte duke dalë nga Qiproja.

Autoritetet greke janë angazhuar për ta drejtuar anijen në plazh që të mos fundoset.

Në Maroni është ngritur një qëndër kordinuese, zjarrfikësit janë në gatishmëri. Momentalisht duket sikur nuk ka rrezik. Disa anije po pastrojnë zonën nga lëngjet, që mund të shkaktojnë zjarr. Forcat e emergjencave janë në gatishmëri.  /SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco