Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kur Gjon Pali II takoi atë që deshi ta vriste, Ali Agçanë. Sonte në Rai Storia, 'Guximi i faljes' Gjon Pali II takohet me Ali Agçan, në burgun Rebbibia (Vatican Media)

Kur Gjon Pali II takoi atë që deshi ta vriste, Ali Agçanë. Sonte në Rai Storia, 'Guximi i faljes'

11:01, 29/12/2018
A+ Aa A-
Ishte data 27 dhjetor, kur Papa Gjon Pali II u takua, në burgun romak të Rebibbia, me terroristin e ri turk që, më 13 maj të viti 1981, në Sheshin e Shën Pjetrit, përplot me njerëz, tentoi ta vriste, njofton Vatikani.

Ali Agça deshi ta vriste Gjon Palin II më 13 maj 1981, ditë në të cilën Kisha kremton Dukjen e Zojës së Fatimës. Ishte ora 17.19. Papa përshkonte Sheshin e Shën Pjetrit me papamobil, para se të niste audiencën tradicionale të përgjithshme me besimtarët. Agça e qëlloi dy herë, duke e plagosur Papën, që u mbart urgjent në Spitalin Gemelli dhe iu nënshtrua menjëherë operacionit, që zgjati 6 orë.

Lutja e Gjon Palit II

Më 17 maj, vetëm pesë ditë pas atentatit, Papa i plagosur kremtonte lutjen e Engjëllit të Tënzot drejtpërdrejt nga dritarja e spitalit, për ata, që në këtë rast, qenë grumbulluar në Sheshin e Shën Pjetrit, si çdo të diel, me besim se do ta dëgjonin përsëri Papën e tyre të dashur.  Duke iu drejtuar atyre, e sidomos, atij që deshi ta vriste, tha: “Lutem për vëllain, që më plagosi, të cilin e fal sinqerisht!”.

Papa në Fatima

I bindur se kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt me ndërmjetësimin e Zojës së Fatimës, Gjon Pali II shtegtoi tri herë në Shenjtëroren portugeze: më 1982, një vit pas atentatit; në vitin 1991 dhe në vitin 2000. E,  gjatë njërit nga këto shtegtime, ngërtheu në kurorën e Zojës së Fatimës, plumbin  që ia pati përshkuar tej e ndanë trupin, pa i shkaktuar vdekjen, gjë që i çuditi  mjekët, që e operuan në Spitalin romak Gemelli. E në sa i bënte këtë “dhuratë”, të çuditshme, Papa, që i shpëtoi mrekullisht plumbit të terroristit, iu drejtua Zojës me fjalët:

“E ja, pra, sot jam këtu. Erdha ta falënderoj Provaninë Hyjnore në këtë vend, të cilin  Nëna e Zotit e ka shumë për zemër. ‘Misericordia Domini, quia non sumus consumpti”, përsëris edhe një herë me profetin”(Gjon Pali II, Homelia në Shenjtëroren  e Zojës së Fatimës, Fatima, 13 maj 1982).

Guximi i faljes

Dje, Rai Premium do t’i kushtonte kësaj ngjarjeje programin “Guximi i faljes”: reflektim mbi domethënien e faljes së krishterë përmes një sërë intervistash. Do të flasin kardinali Giovanni Angelo Becciu,  prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve; Gianfranco Svidercoschi, ish zëvendës-drejtor i gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano”, një vatikanist e një polic. Dokumentari do të ritransmetohet edhe më 29 dhjetor, në Rai Storia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco